Nëna e saj kishte pozuar për kopertina të revistave kur ishte 16 vjeçare.
Por vajza e bukuroshes Cindy Craword, Kaia Gerber, ka pozuar për kopertinë të revistës POP në moshën 14 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Adoleshentja që është për herë të parë vetëm në një kopertinë të revistës, është shprehur shumë e emocionuar që më në fund po iu realizohet ëndrra që të bëhet modele.
Tri fotografitë për këtë revistë i ka realizuar fotografi britanik, Charlotte Wales.
Ajo që është vënë re në fotografitë e adoleshentes është se duket identik sikurse nëna e saj para disa viteve.
Nuk thonë kot, dardha pikë nën dardhë.











