Një nga 6 të arrestuarit për masakrën që ndodhi në Qipro rreth dy javë më parë, është truproja i biznesmenit që mbeti i vrarë nga shqiptarët, në një lokal.
Ai është 42-vjeçari Dejan Loy, i cili akuzohet se u ka dhënë informacione vrasësve shqiptarë për biznesmenin që ata do ekzekutonin.
Dëshmitarët – shkruajnë mediat greke – kanë parë veprime të dyshimta të truprojës gjatë momentin që biznesmeni që ai ruante prej pak kohësh, u ekzekutua me armë.
Pak para se shqiptarët mbërritën para restorantit dhe të hapnin zjarr ndaj biznesmenit, bodigardi serb i tij u largua për në tualet dhe tha se po fliste në telefon me një vajzë.
Policia qipriote mendon se ai është paguar me një shumë të madhe parash nga shqiptarët për t’u dhënë atyre informacione. Për këtë arsye, policia i ka sekuestruar celularin për të analizuar thirrjet dhe po kontrollon llogarinë e tij bankare.
Nga të shtënat në lokal humbi jetën edhe atentatori Jani Vogli, në rrethana të dyshimta, ndërsa vrasësi tjetër shqiptar Aleks Burreli është shpallur në kërkim nga autoritetet./Express/a.m.