Ju njoftojmë me Kelly Brook – një modele, aktore dhe një femër me trup të përsosur! Po, e dëgjuat mirë. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Teksasit, kjo femër ka trupin e përsosur.
Studimi u bazua në përllogaritjet e karakteristikave si gjatësia, pesha, gjatësia e flokëve dhe forma e fytyrës.Doli se trupi ideal për një femër është ai i cili shkëlqen me bukuri dhe shëndet, dhe që duket tërheqës për meshkujt, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtarët thanë: “Kjo femër është plotësisht natyrale dhe shkencërisht e përsosur”. Kelly nuk ka bërë kurrë operacione plastike, dhe ajo duket mahnitëse: trupi i saj duket mirë dhe i shëndetshëm, dhe fytyra e saj shndritë me lumturi.
Pavarësisht gjitha këtyre, Kelly tha shumë herë se trupi i saj ka qenë objekt talljeje. Por, Gazeta Express ju sugjeron që t’i shikoni këto foto mahnitëse të kësaj femre dhe të vendosni nëse pajtoheni me shkencëtarët apo jo.