• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Tre shtete me ambasadorë të rinj në Tiranë, takimet me Metën

by Java News
31/08/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ambasadorë të rinj në Tiranë kanë dorëzuar letra kredenciale pranë Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Bëhet fjalë për Momtchil Stoyanov Raytchevski, ambasadori i ri i Bullgarisë, Guusje Korthals Altes, ambasadore e re e Holandës dhe Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas, ambasador i ri i Brazilit. Me të tre, kreu i shtetit zhvilloi takime bilaterale, për të cilat zyra e shtypit pranë Presidencës jep detaje:

WhatsApp Image 2018-08-31 at 4.15.43 PM

Takimi me ambasadorin bullgar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Presidenti Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se, Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

WhatsApp Image 2018-08-31 at 17.08.34

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.

WhatsApp Image 2018-08-31 at 4.19.49 PM

Takimi me ambasadoren holandeze

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, zonja Guusje Korthals Altes.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Holanda i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane dhe përmbushjes së prioriteteve kyçe.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, shprehu vlerësimin për kontributin dhe mbështetjen nga Holanda të projekteve për promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Meta, përshëndeti interesin në rritje të kompanive të mëdha holandeze për të investuar në tregun shqiptar.

Presidenti Meta shprehu besimin se, ashtu si gjatë vitit të shkuar, Holanda do të vijojë të mbetet në vendet e para në listën e investitorëve të mëdhenj strategjikë në Shqipëri.

WhatsApp Image 2018-08-31 at 4.23.03 PM

Takimi me ambasadorin brazilian

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federative të Brazilit në vendin tonë, zoti Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve, që dy vendet kanë ndërtuar prej 6 dekadash.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi se këto marrëdhënie janë intensifikuar më shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, veçanërisht pas hapjes së ambasadave në kryeqytetet respektive të të dy vendeve.

Duke u ndalur në mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta, nënvizoi se mundësitë janë të shumta.

Nuk mjafton vetëm fakti se Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine, por ato duhet të rriten e intensifikohen më shumë, në të gjitha fushat – theksoi Presidenti Meta.

ma.me

Next Post
Zaev: Referendumi për emrin ndodh në Vjeshtë

Zaev: Nëse dështon referendumi për emrin, dështoj si kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In