• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Tiranës i shtohet një markë e re, gjiganti Hilton vjen në kryeqytet

by Java News
19/09/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranës i shtohet një markë e re, ndër më të njohurat në fushën e hotelerisë. Gjiganti ndërkombëtar “Hilton” do të hapë dyert zyrtarisht në 26 shtator në kryeqytet, duke premtuar një cilësi të lartë në shërbimin e hotelerisë, por edhe një alternativë më shumë për turistët. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi mjediset e këtij hoteli dhe vlerësoi punën e mirë që është bërë nga i gjithë stafi, duke shtuar se “Hilton” u vjen në ndihmë turistëve të shumtë që zgjedhin për të vizituar Tiranën.

“Zakonisht inspektoj punët publike, por kjo ka qenë një punë e bërë në partneritet publik-privat, ku jemi kujdesur sadopak aksesin e turistëve në Tiranë ta bëjmë më të lehtë me hotelin e ri “Hilton”. Është një punë e mrekullueshme e bërë nga stafi, pronarët, arkitektët dhe menaxherët. Mezi pres datën, ku marka “Hilton” më në fund do të hapet zyrtarisht në Tiranë, me mbi 140 dhoma, të cilat na zgjidhin edhe një nga krizat që kemi pasur me shtretërit për turistët”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, punët e mira të bëra në kryeqytet kanë rritur ndjeshëm numrin e turistëve, por edhe nevojën për më shumë punë në vijim.

“Ndonjëherë bëhemi viktima të suksesit tonë. Sa më i njohur bëhet qyteti, aq më shumë turistë vijnë, aq më shumë nevojë ka për mjedise ku mund të pushojnë dhe të flenë. Them se “Hilton” na është bërë krah, pasi ka siguruar një ambient fantastik në një zonë tjetër të kryeqytetit, buzë lumit të Lanës, në një zonë totalisht të rehabilituar, për të akomoduar pafund turistë”, pohoi kreu i bashkisë së Tiranës.

Veliaj shprehu bindjen se marka botërore e hotelerisë do të shërbejë edhe si një tërheqje për firma të tjera ndërkombëtare. “Vjen një brend i ri, i cili me gjasë do të tërheqë edhe brende të tjera në Tiranë. Në dijeninë time, përveç “Hilton”, janë edhe dy-tre marka të tjera ndërkombëtare, që besoj se do t’i japë qytetit një stoli për të cilën ka pasur shumë nevojë. Jam shumë i entuziazmuar nga cilësia e punimeve, e stafit, nga fakti që më e mira e eksperiencës së “Hiltonit” në mbi 5 mijë hotele ka ardhur edhe në Tiranë”, theksoi ai.

Menaxheri i Përgjithshëm i “Hilton”, Michael Walker u shpreh se Shqipëria ka potencial të madh turistik, ndërsa theksoi se hapja e këtij hoteli do të ndihmojë që në Tiranë të vijnë gjithnjë e më shumë turistë të huaj. “Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Kemi hapësira të mëdha për evente, restorante, ambiente për aktivitete. Synojmë të zgjerojmë aktivitetin tonë. Besoj se këtu në Shqipëri ka një potencial të madh për turizmin. Për mua Shqipëria është një vend me burime të mëdha dhe besoj se “Hilton” do të ndihmojë zhvillimin e turizmit në Tiranë, duke sjellë gjithnjë e më shumë turistë”, u shpreh Walker.

Next Post
HARTA/ Siguria ushqimore, Shqipëria vendi më i rrezikuar në Ballkan

HARTA/ Siguria ushqimore, Shqipëria vendi më i rrezikuar në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In