• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(FOTOT) Tiranë/ Policia zbardh rrëmbimin e 37-vjeçarit, si u torturua në pyll, emri

by Java News
09/04/2018 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbardhur dinamikën e rrëmbimit dhe keqtrajtimit të 37-vjecarit Johan Pema, me origjinë nga Berati më 3 prill të 2018 në kryeqytet. Ekspertët që po punojnë me çështjen besojnë se krimi është kryer nga vrasës me pagesë, të cilit kishin në plan eliminimin fizik të Pemës.

Njoftimi i policisë

Vetë Pema, pas dëshmisë së dhënë në polici ka rrëfyer se kishte disa ditë që kishte vënë re se dikush ndiqte gjithë lëvizjet e tij. Duke mos qenë i sigurt për rrezikun që i kanosej ai nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur.

Si pasojë, mbrëmjen e 3 prillit teksa po mbyllte derën e palestrës ku punonte një person i afrohet dhe i tërheq vëmendjen, ndërsa dy të tjerë i afrohen nga pas dhe nën kërcënimin e armëve e detyrojnë që të futet në një makinë.

Më pas fillojnë ta keqtrajtojnë në mënyrë barbare duke i thënë se kishin marrë porosi nga Anglia që ta ekzekutonin. Ata e çojnë jashtë Tiranë, në një pyll pranë fshatit Prush dhe ndërsa njëri prej autorëve tenton ta tërheq zvarrë jashtë makinës, Johani gjen forcën për ta qëlluar me grusht dhe t’i shpëtojë nga duart duke vrapuar në errësirë nëpër pyll.

Duket se reagimi i beftë i 37-vjecarit i ka gjetur të papërgatitur autorët, të cilët e kanë ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë por falë dendësisë së pyllit dhe errësirës ata e kanë humbur. Pas kësaj Johani kërkon ndihmë në një shtëpi nga ku edhe i telefonojnë policisë.

Hetimi

Nga provat e mbledhura në vendngjarje por edhe nga dëshmitë e marra është arritur në konkluzionin se ngjarja ka lidhje me një konflikt të hershem të Johanit që kishte lindur 7 vite më parë në qytezën Hastinings, në jug të Anglisë ku ai jetonte si emigrant.

Edhe data e rrëmbimit nuk ishte e rastësishme. Ajo ishte paracaktuar nga personat porositës dhe lidhet pikërisht me datën 3 prill të 2011 kur Johani aksidentohet, ndërsa ishte duke ngarë një makinë përtej normave të lejuara të shpejtësisë.

Aksidenti rezultoi fatal për shokun e tij, 19-vjecarin Enerik Rrukaj nga Shkodra me të cilin po udhëtonte. Johani u dënua me 2 vite burg për drejtim të papërgjegjshëm dhe shkelje të rënda të kodit rrugor. Por duket se familja e të riut shkodran nuk e kapërdiu dot vdekjen djalit të saj. Ata filluan ta kërcënonin Pemën me jetë duke i kujtuar Kanunin.

Pas kryerjes së dënimit ai u kthye në Shqipëri dhe u përpoq që të rifillonte një jetë të re. Megjithatë kërcënimet nuk ndalën. Ai u ka paraqitur uniformave blu gjithë mesazhet kërcënuese që i janë dërguar në forma të ndryshme elektronike përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Sipas tij ai nuk i kishte denoncuar më parë pasi e kuptonte dhimbjen e familjarëve të Rrukës dhe se nuk besonte se ata do të arrinin deri aty sa të tentonin që ta vrisnin.

Frika për vete dhe familjen

I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” instruktori i palestrës flet për herë të parë për mediat. Ai tregon se pas rrëmbimit ndihet tejet i frikësuar për vete por edhe për familjarët e tij.

“Deri më tani autorët e rrëmbimit nuk janë arrestuar nga policia. Ata mund të shfaqet sërish. Përderisa janë paguar për të më vrarë dhe unë jam akoma gjallë, do tentojnë sërish të më vrasin. Nuk di si të mbrohem. Zgjidhja e vetme do të ishte ikja sërish jashtë. Këtu nuk ka drejtësi dhe nuk besoj se policia do ti kapë ndonjëherë ata të tre”, u shpreh Johani i frikësuar.

ma.me

Next Post
Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Lezhë, në gjendje të rëndë një person

Fier, shënohet një tjetër aksident, përplasen dy automjete, plagoset e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com