• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Tigrat” e Arkanit dhe kriminelët serb të Bosnjes, stërvitje të armatosur në Kosovë

by Java News
26/01/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Forcat paramilitare më famëkeqe në ish-Jugosllavi, mësohet të kenë zhvilluar pak muaj më parë një stërvitje të armatosur në Kosovë. Siç shihet edhe nga fotot, mes tyre është edhe Momçillo Arllov, serb nga Glina e Kroacisë, i cili përveçse dyshohet për krime luftë të kryera në Kroaci, dyshohet të ketë marrë pjesë edhe në krimet e kryera në Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë. gjithmonë i bashkëngjitur njësive paramilitare apo siç njihen ndryshe “tigrave” të Arakanit si edhe të të ashtuquajturit “kapetan Draganit”, ka thënë një burim i infojeta.net.
IMG_2475
“Ushtrimet ushtarake në bjeshkët e Leposaviqit konkretisht në vendin e quajtur ‘malet e Kopriçevës’ janë mbajtur për 3 ditë rresht nga 19 deri më 21 gusht  2016, të komanduara dhe udhëhequra nga Momçillo Arllov e ku kanë marr pjesë mbi 400 pjesëtarë të njësive paramilitare nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Kosova e nën survejimin e policisë së Kosovës”, – ka thënë burimi.
Të gjitha këto stërvitje ushtarake janë mbajtur nën patronazhin e të ashtuquajturit  “Klubi Sportiv ‘Airsoft Klub Vukovi’”, të cilin e udhëheq Arllov.
Policia e Kosovës shihet në disa foto duke survejuar këto ushtrime ushtarake të  pjesëtarëve të njësive speciale e paramilitare të serbëve nga e tërë ish-Jugosllavia.
IMG_2476
Deri më tani Infojeta.net, nuk ka arritur të marrë asnjë të dhënë se nga kanë ardhur gjithë këto armë, a janë të regjistruara në Kosovë dhe si ka qenë e munduar që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, të ketë dhënë leje për një stërvitje të tillë që udhëhiqet nga një trafikant i armëve dhe eksplozivit si ish-pjesëtarit të njësive paramilitare të kapetan Draganit dhe Arakanit.
IMG_2487
Po ashtu, as sot me bërjen publike të lajmit, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë të dhënë se pas përfundimit 3 ditor të këtij operacioni ushtarak, ku kanë mbetur të gjitha ato armë që shihen në foto, gjatë stërvitjes.
Burime të tjera i kanë thënë infojeta.net, me kusht të anonimitetit se “Momçillo Arllov, dyshohet të ketë sjellë të gjithë eksplozivin që është përdorur në hedhjen në erë të antenave të Valës dhe IPKO-së, në veri të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”.
IMG_2463
Momçillo Arllov dhe Vuk Mitrovic, drejtor dhe bashkëpunëtor në Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në veri të Mitrovicës, zyrë kjo që ka qenë e vendosur në ndërtesën e UN-në në Veri të qytetit, janë arrestuar në afërsi të Zajeçarit në Serbi, natën ndërmjet 2 dhe 3 nëntorit të vitit 2011, për shkak të sasive të madhe të armëve dhe eksplozivit që mbartnin në veturë.
Në anën tjetër zyrtarë të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës i kanë thënë Infojeta.net, se mbajtja e kësaj stërvitje të armatosur është bërë me lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
IMG_2493
Sipas tyre Klubi Sportiv “Airsoft Klub Vukovi”, është i regjistruar në Ministrin përkatëse të Republikës së Kosovës dhe se policia e Kosovës ka ndjekur nga afër këtë stërvitje ku gjithashtu ka qenë e ftuar në monitorim edhe KFOR-i.IMG_2467
ma.me
Next Post
Akuzohet për tradhti, Rusia arreston hakerin që dyshohet për sulmet kibernetike në SHBA

Akuzohet për tradhti, Rusia arreston hakerin që dyshohet për sulmet kibernetike në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In