Të gjithë punonjesit e rinj të ALUIZNI-it i janë nënshtruar një testimi, ku ka qenë vetë kreu i këtij institucioni, Artan Lame që ka mbikëqyrur gjithë provimin e tyre. Por jo vetëm kaq. Vetë Lame është kujdesur që asnjëherë prej tyre të mos kishte komunikim me jashtë, duke ndjekur kështu ca rregulla strikte të një profesori të devotshëm.
Para testimit Lame u ka kërkuar të gjithë konkurrentëve që të dorëzonin telefonat dhe çantat, për të shmangur kështu mundësi komunikimi apo pse jo edhe kopjimit. “Dje, në konkursin për punonjësit e rinj të ALUIZNI-t. Suksese të gjithëve”, shkruan drejtori Lame. Ndërsa pak ditë më parë ai bëri një paralajmërim të fortë edhe për deputetët ku u kërkoi atyre të mos ndërhynin për çështje miqësi në konkurset per punesimet e punonjesve, por edhe ate te drejtoreve. /ma.me











