Një palë xhinse të grisura një palë geta rrjetë. Kaq duhet dhe do të jesh mbretëresha e kësaj pranvere. Të jesh fashion për sezonin e parë të 2017-ës, nuk është më nevoja të ndjekësh motrat Jenner. Ok, Kylie guxoi e para, Kendall po ashtu, por trendi nuk ndali vetëm tek ato, madje as jo vetëm te 20-vjeҫaret, siҫ u mendua të ishte në fillim. Tani, kushdo mund të duket më rock me këtë look.
Po si t’i veshësh getat rrjetë me xhinse të grisura?
Nëse nuk i ke një palë xhinse të grisura, thjesht grisi ato që nuk të pëlqejnë, në disa vende – sa më shumë këmba të jetë e ekspozuar, aq më bukur dukesh. Mos u kujdes për mënyrën apo simetrinë e grisjes – sa më e ҫrregullt, aq më moderne. Një veshje e tillë, sipas editorëve të modës është edhe më seksi dhe u jep këmbëve një pamje më elegante (BONUS – këmbët do të jenë edhe ngrohtë). Disa prej vajzave të njohura shqiptare kanë provuar t’i veshin kështu xhinset e grisura – jo vetëm blogeret dhe këngëtaret e njohura, të cilat i veshin nëpër koncerte. Trendi i viteve 1990 po përhapet me shpejtësi te të gjitha vajzat që duan të duken bukur. Ndiqni më poshtë disa nga vajzat e njohura shqiptare që kanë eksperimentuar me këtë look. Nëpër rrjet, me siguri do ta hasni gjatë gjithë këtij sezoni.

























