Artistët vijojnë betejën e tyre për të mos u prishtur Teatri Kombëtar. Sot ata kanë zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI-së. Ata iu kanë argumentuar atyre pse nuk duhet prishur teatri dhe kanë kërkuar mbështetje politike. Gjatë dëgjesës foli kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit Alert Çeloaliaj. Çeloaliaj tha se qëllimi i vetëm i ftesave për deputetët dhe anëtarët e këshillit bashkiak është debati.
Ndrenika: Kur isha drejtor teatri më thanë të privatizoja tokën, si u bënka kjo. S’mund tua lëmë 3-4 biznesmenëve, ndaj do e mbrojmë teatrin, se është toka e komunitetit tonë.
/ma.me