Kompania gjermane e arkitekturës “GMP” me shumë siguri gjatë kësaj jave ka marrë shumë kritika pasi disa foto të shkrepura në stadiumin olimpik të Kievit ku sonte do të luhet finalja e “Champions League”, tregon punën e dobët të tyre.
Disa tifozë të cilët kanë paguar çmime të kripura për të siguruar një biletë në finale nuk do e shohim dot atë, pasi në një nga tribunat pas porte dallohet një mur i cili nuk lejon fushëpamjen.
Kujtojmë se sonte Real Madrid do përballet me Liverpool. Spanjollët do të synojnë trofeun e 13-t në histori, ndërsa anglezët të 6-t.
