• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Situatë e rëndë në Kurbin, 330 ha nën ujë, mbyten qindra bagëti

by A R
11/10/2016 14:46
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e shiut që kanë pushtuar vendin prej më shumë se 48 orësh kanë sjellë një situatë problematike në disa zona. Kurbini është një prej njësive administrative ku reshjet kanë shkaktuar një situatë të pazakontë dhe madje edhe një viktimë.

Mësohet se dhjetëra hektarë sipërfaqe toke janë përmbytur si dhe mjaft banesa. Deri tani janë evakuuar 50 familje në Milot dhe Laç.

Ndërkaq banorët e Shullazit kanë pohuar për News24 se kanë pësuar dëme të mëdha material dhe se niveli i ujit arrin në 1 metër.

“Kemi pësuar dëme të mëdha material. E dyta herë që përmbytemi në këtë mënyrë. Mbrëmë niveli i ujit arriti deri në 1 metër”, kanë thënë banorët. Gjatë paradites në qytetin e Laçit niveli i ujit ka rënë, në fshatra mbetet i lartë.

Në një lidhje telefonike për News24, Ministri i Bujqësisë dhe administrimit të Ujrave, Edmond Panariti pohoi situatën problematike në Kurbin port ha se nuk ka familje që rrezikohen.

“Sot dhe nesër priten reshje të dendura. Po monitorojmë në vijim situatën. Hidrovori punon me kapacitet të plotë. Po punohet për zhbllokimin e kanaleve nga inertet. Për 6 orë kanë rënë 110 mm reshje në zone. Ka qenë një situatë anormale mbrëmjen e djeshme në Laç. Vërshimet dëmtuan edhe tokat përreth. Janë dhjetëra hektarë të përmbytura por problem është të mos përmbyten banesat. Nuk ka rrezik për momentin, familjet që rrezikoheshin janë evakuuar. Reshjet do vazhdojnë. Prefekti dhe kryetari i bashkisë kanë menduar sistemimin e fasmiljeve të evakuuara deri sa uji të tërhiqet dhe të vlerësohen dëmet”, ka thënë Panariti.

TREGTARËT: DËME TË MËDHA, SHKAK I PËRMBYTJEVE MOSPASTRIMI I KOLEKTORËVE
I gjithë tregu i Kurbinit është mbuluar nga balta, pas tërheqjes së ujit që kishte shkuar mbi 1 metër gjatë natës. Tregtarët e Laçit kanë thënë për News24 se kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet dhe se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje. Ata thonë se shkak është mospastrimi i kolektorëve.

“Përmbytjet na shkaktuan dëme të mëdha. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje. Shkak i kësaj situate është mos pastrimi i kolektorëve”, kanë deklaruar tregtarët.

MINISTRIA E BUJQËSISË: 330 HA TË MBJELLA NËN UJË, 9 SHTËPI TË PËRMBYTURA
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave njofton se, situata në Qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve të fundit, deri në orën 13.00 të ditës së sotme është si më poshtë:

Në rrethin e Lezhës, reshjet e fundit kanë pasur ndikime të vogla, kryesisht në territorin e Pllanës, Njësia Administrative Zejmen.

Në rrethin Kurbin, nga dendësia e madhe e reshjeve të shiut, janë përmbytur rreth 300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore, konkretisht në fshatrat Gjorm, Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz.

Në Laç, në zonën e quajtur “Kodra e Bushit”, janë të përmbytura 9 shtëpi. Vërshimi i përrenjëve ka marrë 15 koshere bletesh, një hangar me 60-70 kv misër, si dhe dëmtime të bazës ushqimore të blegtorisë.

Gjithashtu, sipas raportimeve që vijnë nga Drejtoria e Bujqësisë Lezhë dhe Shtabi i Emergjencës, në Mal të Bardhë, nga vërshimi i prronjëve, është dëmtuar një stallë bagëtish të imta dhe uji ka rrëmbyer rreth 110 krerë dhi.

Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë, ndërsa probleme me energjininë nuk ka pasur.
Specialistët e bujqësisë po monitorojne gjëndjen në terren, ndërkohë që për çdo situatë, MBZHRAU do të informojë mediat dhe publikun./BW/a.m.

lac-permbytjelac-permbytje-1lac-permbytje-3lac-permbytje-4lac-permbytje-5lac-permbytjet-4permbytjet-ne-lacpermbytjet-ne-lac-1permbytjet-ne-lac-3permbytjet-ne-lac-5bpermbytjet-ne-lac-6

Next Post
“Nuk më hapnin rrugën, e kisha me nxitim”, justifikimi i shoferit pasi gjobitet për parakalim të gabuar

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet shoferi 38-vjeçar në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In