Disa arkitektë australianë kanë krijuar një shtëpi me pamje mahnitëse që është e vendosur buzë një shkëmbi e qëndron e varur mbi valët e oqeanit.
“Shtëpia Shkëmb” është projektuar për bregun jugperëndimor të Australisë dhe qëndron e varur në një shkëmb me anë të disa trarëve mbështetës.
Koncepti i shtëpisë u krijua nga specialistët e arkitekturës australiane Modscape Concept. (TemA)