Partia Demokratike zhvilloi sot një takim me rastin e 27 vjetorit të themelimit të organit zyrtar të saj, gazetës Rilindja Demokratike.
Në këtë takim morën pjesë figura të njohura të partisë, si edhe drejtues dhe gazetarë të RD-së në këto 27 vite rrugëtim.
Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e ish- deputetit demokrat Astrit Patozi.
Kujtojmë që marrëdhënia e tij me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha u ftoh pasi ky i fundit e la jashtë listave për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.
Basha dhe Patozi gjatë ceremonisë shtrënguan edhe duart me njëri – tjetrin.
Para se të merrte role të rëndësishme në PD, Patozi ka qenë gazetar në Rilindja Demokratike ndërsa më vonë ka mbajtur edhe postin e kryeredaktorit.