Sot në Shqipëri kremtohet dita e mësuesit, ndërsa në Shqipëri arsimi ka ecur nëpër një “rrjedhë” aspak normale.
Disa foto të rralla tregojnë vështirësitë në kohën e komunizmit.
Fotot janë publikuar në Magnum Photos dhe tregojnë se si ishin shkollat shqiptare në komunizëm dhe në fillimet e demokracisë.
Njëra prej tyre e cila në krye ka foton e diktatorit dhe një shprehje, të kujton edhe propagandën nën rrogoz që bëhej në atë kohë (ku në mes të aforizmit për librin, ishte fotoja e Enver Hoxhës)… për të mos folur për atë se çfarë është shkruar në dërrasën e zezë.

Shohim fotot e fëmijëve të izoluar për shkak të Kanunit.






























