• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(FOTOT) Shkodër/ Vrasja e Fatbardh Licit, policia dyshon për 3 persona të përfshirë në krim

by Java News
13/08/2018 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë publikuar lidhur me ngjarjen e ndodhur të premten e 10 gushtit në qytetin e Shkodrës, ku një 53-vjeçar u vra me armë zjarri. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre janë personat e përfshirë në këtë ngjarje. Policia dhe prokuroria ngrënë dyshime se në krim janë përfshirë tre persona, autori dhe dy bashkëpunëtorë të tij.

I dyshuari i parë është personi që njoftoi autorin se Fatbardh Lici do të ishte në kafene. Ndërsa, i dyshuari i dytë si bashkëpunëtor, është personi që e priti autorin pas krimit, ku edhe dogji makinën tip “Benz”, e cila dyshohet se ishte vjedhur në Tiranë. Ndërkohë që autori mendohet të jetë vrasës me pagesë. Deri më tani pista kryesore e vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici është ajo e gjakmarrjes nga Kurtmemajt.

Si u ekzekutua kunati i Lul Kullës

Fatbardh Lici dyshohet se u ekzekutua me breshëri për motive hakmarrjeje, pasi ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurtmemaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2011. Asokohe, Lici u la i lirë pasi nuk pati prova, ndërsa Policia po heton hakmarrjen si pistën kryesore në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi dje rreth orës 07:00. Viktima është kunati i të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, i cili i shpëtoi një atentati me shpërthim tritoli në Shkodër. Por, deri më tani, grupi i hetimit nuk e ka lidhur me këtë ngjarje vrasjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” në Shkodër ose në vendin e njohur si ish-”Poçeria”. Sipas të dhënave, Fatbardh Lici po pinte i vetëm kafe në një prej lokaleve të zonës. Ai ishte ulur në një prej tavolinave në mjediset e jashtme të lokalit kur rreth orës 07:00, një person i maskuar është afruar deri rreth 20 metër vendit ku ndodhej 53- vjeçari. Një dëshmitar i ka pohuar Policisë se autori, para se të hapte zjarr me breshëri, i ka thënë viktimës “të fala”. Më pas, ai ka zbrazur 15 plumba drejt tij, ku gjashtë prej tyre e kanë prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë pohuar grupit të hetimit se sapo viktima është përballur me autorin, ai ka tentuar të ngrihet nga tavolina duke u drejtuar për te mjeti i tij, i parkuar vetëm pak metra më tej. Por plumbat e kanë përshkuar në trup duke e lënë të vdekur në vend. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se autori i maskuar është afruar me një mjet tip “Benz” dhe ka zbritur prej saj duke iu drejtuar objektivit të tij.

Pas krimit të rëndë, ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të lagjes “Rus”. Më pas ka marrë rrugën drejt bustit të “5 heronjve” në dalje të qytetit. Nga aty, autori dyshohet se është futur te rruga e “Dobraçit të Ri”.

Në segmentin e parikonstruktuar ka ecur rreth 100 metra, duke marrë kthesën në një rrugicë dytësore dhe më pas i ka vënë flakën mjetit. Dyshohet se aty ai mund të jetë larguar më këmbë ose dikush tjetër mund ta ketë pritur për ta larguar nga zona. Sipas burimeve policore, mjeti është djegur tërësisht, duke mos lënë asnjë shenja brenda apo jashtë makinës tip “Benz”.

HETIMI

Pas vrasjes së ndodhur në lagjen “Guerrile”, menjëherë në vendngjarja, kanë mbërritur forcat e Policisë dhe një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Ka qenë e pamundur për t’i dhënë ndihmën e parë sepse 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Efektivët kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme në vendin e ngjarjes.

Në momentin e vrasjes, në lokal ku ndodhi ngjarje ka pasur një numër të pakët personash. Po ashtu, nuk ka pasur kalimtarë të rastit në momentin e krimit. Policia ende nuk ka një pistë konkrete për ngjarjen, por paraprakisht ka dyshime se krimi ndodhi për hakmarrje pasi viktima ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurtmemaj.

Policia, në atë kohë, dyshoi se mund të kishte lidhje Fatbardh Lici, por pas shoqërimit të këtij të fundit u la sërish i lirë për shkak se nuk kishte asnjë provë ndaj tij. Viktima është kunati i të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla. Por, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për ta lidhur vrasjen e djeshme me Kullën.

Fatbardh Lici është vëllai i Musfata Licit, ky i fundit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me Partinë Mendimi i Djathtë Liberal. Policia ka shoqëruar rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë ose persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur, por deri më tani nuk ka të arrestuar.

Atentati ndaj Lulzim Kullës, u plagosën 8 vetë

Nga shpërthimi i fortë, i ndodhur më 18 janar 2018 në Shkodër, mbetën 8 persona të plagosur. Lënda eksplozive ishte vendosur në një motor që ishte parkuar para një godine 2-katëshe në qendër të qytetit të Shkodrës.

Shpërthimi u krye me telekomandim në momentin që Lulzim Kulla po dilte nga godina në pronësi të tij, për të hipur në automjetin e blinduar, që ishte parkuar pak metra larg motorit. Nga shpërthimi, 43- vjeçari pësoi djegie, por nuk pati rrezik për jetën. Ndërkohë, përveç tij, u plagosën dhe shtatë persona të tjerë që ndodheshin pranë tij rastësisht.

Një muaj pas ngjarjes, si autorë të dyshuar të atentatit, Policia arrestoi dy të rinj nga Elbasani, Endri Çopja dhe Argel Lulaj. Ndërkaq, Lulzim kulla u arrestua pak javë më parë nga Policia Kufitare e Kakavijës, në tentativë për të kaluar me një pasaportë me identitet tjetër për në Greqi. Ai kishte ndërruar identitet, pasi rezulton i dënuar me 13 vite burg për trafik droge. /ma.me

Next Post
Sherri me grushte në portin e Durrësit, drejtoria Detare sqaron ngjarjen

Sherri mes pasagjerëve dhe ekuipazhit të tragetit, procedohet italiani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

December 25, 2025
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

December 25, 2025
Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com