SHBA ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në gadishulin Korean. Një aeroplanmbajtëse ee fuqishme bërthamore ka mbërritur në mërkurën në Korenë e Jugut, për të marrë pjesë në një fushatë për t’i treguar forcën Koresë së Veriut. Kjo, për shkak të tensioneve të shtuara të kohëve të fundit, pas provave bërthamore të Koresë së Veriut.
Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut thotë se prania shtuar ushtarake amerikane është pjesë e një plani për të hequr qafe diktatorin e Koresë së Veriut. Sipas kësaj agjencie, një zyrtar ushtarak, i cili dëshironte të mbetej anonim, u tha atyre “se forcat ushtarake do të kenë disa misione për të depërtuar në Veri, për të goditur objektet e rëndësishme ushtarake të saj”.
ma.me