• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Seksizëm në ceremoninë e “Topit të Artë”, furi reagimesh në botën “online”

by Java News
04/12/2018 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DJ i njohur francez, Martin Solveig ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që ka mbetur i befasuar nga furia e reagimeve në botën “online”, pasi i kërkoi si “pa të keq” fitueses së parë të “Topit të Artë” për femra, Ada Hegerberg, nëse mundej të bënte një “twerk” (tundje tw pasmesh) drejtpërdrejt në podiumin e skenës.

Bashkëprezantuesi i ceremonisë së çmimeve prestigjioze në Paris provokoi një “lumë” ankesash për seksizëm pas pyetjes së tij mbi kërcimin sugjestionues erotik, që në fakt mori një “Jo” të prerë nga sulmuesja e palëkundur norvegjeze.

Incidenti rezultoi të ishte pika kyçe e diskutimeve të ceremonisë, edhe pse në fakt duhej të ishte arritja e Hegerberg, e cila bëhet e para femër fituese e “Topit të Artë”, një trofe që iu është dorëzuar futbollistëve meshkuj që prej vitit 1956. Solveig, një muzikant dhe prezantues radiofonik, i kërkoi falje edhe personalisht Hegerbergut, e tha se kishte mbetur i habitur nga reagimi.

“Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet, – tha ai në një video të publikuar në Tëitter. – Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë… Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme, ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar”.

E teksa pamjet e incidentit u bënë virale në rrjetet sociale, tenisti britanik Andy Murray u bë pjesë e reagimeve, kur kritikoi në Instagram:

“Përse femrave iu duhet ende të bëjnë atë lloj shfaqje m***? Çfarë i kanë kërkuar Kylian Mbappesë dhe Luka Modriçit? Imagjinoj që diçka që ka të bëjë me futbollin… Dhe të gjithë atyre që mendojnë se njerëzit po reagojnë më ashpër se ç’duhet, sepse ishte thjesht një shaka, u them se vetëm e tillë nuk ishte. Unë jam i përfshirë në sport gjatë të gjithë jetës sime dhe niveli i seksizmit është i pazakontë”.

Hegerberg, 23 vjeç, golat e së cilës çuan Lyonin drejt titullit të pestë të Champions League dhe të 12-in radhazi në kampionatin vendas, e minimizoi këtë debat duke thënë se nuk kishte ndikuar aspak në mbrëmjen e saj të suksesshme./A.META

Next Post
BE shkurtim fondesh për vendet ku pavarësia gjyqësore është nën kërcënim

Kosova dhe BE-ja, janë shumë të zhgënjyer me njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In