Kay Longstaff, 46 vjeç, ra në Adriatik nga anije në të cilën lundronte duke qëndruar për 10 orë në det, ku ia doli të shpëtonte vetëm falë jogës dhe këndimit. “Rashë nga pjesa e pasme e anijes norvegjeze dhe isha në ujë për rreth 10 orë, këta njerëz të mrekullueshëm më shpëtuan”, tha ajo.
Sekreti?
“Më ndihmuan kurset e jogës, pasi jam shumë në formë”, theksoi ajo.
Një nga shpëtuesit e saj tha për mediat e huaja se 46-vjeçarja ishte shprehur se kishte kënduar për të mos ndjerë të ftohtin gjatë natës. /ma.me