• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Rokeri Gent Bushpepa gjen gjysmën e tij më të mirë

by Java News
15/02/2017 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është nga ato dashuritë me shikim të parë, as “ҫmenduritë” femërore për këngëtarin e njohur të rock-ut, por Andia Ҫakshiri është gjysma më e mirë që Gent Bushpepa ka zgjedhur prej 6-vjetësh tashmë.

Një dashuri që lindi në lokalin ku Genti këndonte, një dashuri e largët në pamje të parë, por e bukur, sepse ajo ҫka e afronte ҫdo ditë e më shumë ishte kureshtja për të mësuar ҫfarë fshihet pas zërit unik të një këngëtari rock-u dhe pas muzikës së mirë që bën ai.

I ftuar për herë të parë në një studio televizive së bashku me partneren e tij, Genti sot në “Pasdite” e ka të vështirë ta ruajë modestinë kur flet për Andian, gjysmën e tij më të mirë, që disa vite më parë i tërhoqi vëmendjen pikërisht sepse nuk donte të tërhiqte vëmendje: “Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik…

Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar…” – tregon Genti për takimet e para me Andian, pas momentit kur ajo kishte filluar t’i pëlqente. Ndërsa Andia, nga ana tjetër, e përshkruan takimin e parë me Gentin si një gjë shumë të bukur, por krejtësisht larg saj.

Njohja me Gentin dhe më pas daljet me të erdhën si diҫka krejt e natyrshme, pa asnjë sforcim: “Me Gentin jam njohur në lokalin ku luante Genti. Unë isha me një mikeshën time, e cila kishte këmbëngulur që të shkoja. Më pëlqeu shumë ambienti, atmosfera e ngrohtë. Gjithҫka ishte mjaft e rehatshme. Unë nuk isha shumë fanse e jetës së natës, por e përsëritëm këtë gjë edhe herë të tjera…” – tregon Andia duke shtuar se në fillim, gjithҫka i dukej shumë e bukur, por shumë larg saj:

“Më dukej shumë e bukur për të qenë pjesë e imja. E konsideroja si diҫka shumë larg meje.” Edhe pse nuk është profesioniste dhe nuk ka lidhje me muzikën, Andia për Gentin është një këshilluese shumë e mirë, sepse ajo është publiku i thjeshtë që edhe opinionet i ka të thjeshta, publiku që nuk e njeh thellë muzikën, por e shijon atë dhe zgjedh më të mirën për të qetësuar shpirtin:

“Unë nuk jam e profilizuar për muzikë, por më pëlqen të dëgjoj muzikë të mirë. Kryesisht më terheqin tekstet, por edhe kur melodia është e bukur, më pëlqen ta shijoj. ” – tregon Andia më tej.

Megjithatë, në albumin e ri të Gentit, ka edhe një këngë të shkruar për të (ka disa, ndërhyn Genti), të cilat do të publikohen shumë shpejt. Dhe jo pa qëllim. Siҫ tregon Genti, ajo ia ka siguruar atij lirinë profesionale për të cilën një artist ka gjithmonë nevojë, ndaj për këtë ai është shumë i lumtur.

Tani që ҫifti ka një marrëdhënie të konsoliduar, prej kohësh kanë nisur bashkëjetesën, por kanë filluar edhe diksutimet për martesë. Një ceremoni intime, vetëm për vete, për familjarët dhe miqtë e ngushtë. Mund të jetë këtë vit, mund të jetë ndoshta edhe vitin tjetër. Ata nuk kanë akoma plane. Sepse planet mund të prishen nga ardhja në jetë e një fëmije… edhe nëse kjo ndodh, gjithҫka është e mirëpritur. Marrë nga Class

Next Post
Foto/ Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-greke, 14 persona në pranga

Foto/ Shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-greke, 14 persona në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In