Policia e Tiranës u vu në lëvizje pas alarmit të dhënë për një valixhe të dyshimtë pranë bashkisë së Tiranës.
Valixhja ishte vendosur sipër një koshi mbeturinash aty pranë.
Pasi policia kreu verifikimet u vërtetua se ishte një alarm fals. Valixhja rezultoi se ishte mbushur me rroba./a.m.