FOTOT/ Reali pushon nga puna lojtarin: Je mbipeshë!
Skuadra e Zinedine Zidane (Real Madrid B), një ekip filial i Realit të madh, ka pushuar nga puna një lojtar finlandez. Markanen, ky është emri i tij, ka marrë urdhër të largohet pasi peshorja e klubit shënon 18 kg mbi peshë në rastin e tij.
Gjithsesi Markanen duket se e ka marrë me humor këtë vendim, pasi ka nxjerrë në rrjetet sociale një foto të përpunuar grafikisht, ku duket tejet i shëndoshë. Diçitura e fotos është “Po shkoj të vrapoj”.