Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase do të mbahet në Pogradec.
Statusi i plotë
Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për agjendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale.
U ra po ashtu dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase, në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona. /MA.ME