FOTOT/ Rama: Punë intensive në aksin Elbasan-Qafë Thanë. Një nga më të rëndësishmit e Korridorit VIII

Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon puna me intensitet për realizimin e projektit infrastrukturor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

Sipas Ramës po punohet paralelisht në disa lote, me qëllim avancimin e punimeve me ritme sa më të shpejta.

Kryeministri shkruan se po punohet për fazën e tretë në kantierin e këtij aksi, që lidhet me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit.

“I gjithë projekti Elbasan – Qafë Thanë, 50 kilometra i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, shkruan Rama./m.j

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com