Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Instagramin e tij, foton e një pronari biznesi në Vlorë. Në postimin e tij, Rama shkruan se shumë shpejt Blloku do duket si Ligue1 në krahasim me Premier League me Lungomaren e Vlorës.
Postimi i plotë i Ramës:
Bujari, pronari&ideatori&kuzhinjeri i restorantit me të njëjtin emër në Lungomare, ku që nga kusia e kthyer në tabelë mbi derë e deri tek menuja e shkruar me dorë, ka një fill kreativ të denjë për dizajnin e lokaleve top të Nju Jorkut apo Londrës. Lungomarja e Vlorës, ka nisur të bëhet vija më e gjatë e lokaleve dizajn në Shqipëri – shumë shpejt Blloku në krahasim me të, do duket si Ligue1 ne krahasim me Premier League.