Tone miqësore dhe shtrëngime duarsh. Kështu ka qenë ky fillim i ri i sesionit parlamentar. Kryeministri Edi Rama pasi hodhi votën e tij për kryetarin e ri të Kuvendit, post të cilën ia propozoi Gramoz Ruçit, ka takuar liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Ky i fundit qëndronte i ulur në karrigen e tij, pozicionuar në vendin ku janë ulur deputetët e tjerë të PD, kur aty është afruar Rama dhe i ka dhënë dorën. “BalkanWeb” mëson se Rama pasi ka përshëndetur Bashën i është drejtuar me disa fjalë: “Kryetar mirë, si je?” dhe më pas u ul në vendin e tij. Basha ndërkohë, ishte ulur pranë Oerd Bylykbashkit, ndërsa lexonte rregulloren, të cilën deklaroi më herët se e kishte harruar, pas mungesës së tij 6 vjeçare në Kuvend./a.m.