• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Qeveria turke dhuron pajisje moderne për shërbimin Zjarrfikës të Tiranës

by Java News
13/03/2018 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të procesit të modernizimit, Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës është pajisur sot me bazë të re materiale, si uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse, të cilat do të lehtësojnë punën për menaxhimin e situatave emergjente që mund të shfaqen në të ardhmen. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në Repartin e Zjarrfikësve në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga qeveria turke për përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e shërbimit zjarrfikës.

 “Dua të falënderoj ambasadorin e Turqisë dhe të gjithë shokët tanë nga TIKA sepse na kanë ndihmuar në një situatë ku kishim nevojë jetike. Pajisjet, mjetet mbrojtëse, mjetet e oksigjenit, të ndriçimit, uniformave anti-zjarr, është realisht çështje jetë a vdekje. Për shokët që na ndihmuan kemi vetëm mirënjohje, ndaj dua t’ju falenderoj në emër të qytetarëve të Tiranës, por edhe të zjarrfikësve të Tiranës”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku u shpreh se falë përmirësimit të pajisjeve dhe të kushteve të punës, shërbimi zjarrfikës do e ketë shumë herë më të lehtë për të përballuar me sukses stinën e verës për menaxhimin e rasteve të zjarreve. “Shpresoj që e kemi bërë punën pak më të lehtë falë kësaj ndihme dhe do të thosha që me mjetet e reja do kemi mundësi që, siç përballuam dimrin me sukses, të përballojmë me sukses edhe stinën e verës. Kemi sot bombula oksigjeni, kemi pompa krahu, sidomos për zonat pyjore ku kemi pasur shumicën e zjarreve gjatë stinës së verës”, deklaroi ai, teksa kërkoi prej qytetarëve që të ndihmojnë duke sinjalizuar në kohë çdo rast problematik që mund tëshfaqet.

 “Nuk kemi mjaftueshëm zjarrfikës që t’i shkojë çdo të moshuari te dera. Do të na duhet një ushtri me 10 mijë zjarrfikës që të trokasin në çdo derë. Kjo do të thotë se na duhet ndihma e publikut. Çdo qytetar që e di që ka një fqinj të sëmurë, që është i pamundur, ibraktisur, duhet të ndihmojë. Dhe siç kemi pasur përkrahjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve, do të vazhdojmë ta kërkojmë edhe në muajt në vazhdim për t’u siguruar që kemi sot një situatë ku sinjalistika na vjen nga çdo shkallë pallati, nga çdo administrator, dhe nga çdo komshi dhe fqinj i mirë”, nënvizoi Veliaj.

 Krahas pajisjeve të reja, Bashkia e Tiranës do të rehabilitojë disa prej stacioneve të shërbimit zjarrfikës në zona të ndryshme të qytetit, me qëllim shkurtimin e kohës së përgjigjes ndaj qytetarëve duke u ardhur në ndihmë mëshpejt. “Më vjen mirë që sot kemi rritur standardin. Do të fillojmë tani me rehabilitimin e disa stacioneve të tjera që të jenë pak a shumë në të njëjtën gjendje”, tha Veliaj.

 Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe punën e kryebashkiakut Veliaj në kryeqytet. “Dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj për të gjitha punët që po realizon në kryeqytet. Shpresoj që të gjitha pajisjet që kemi siguruar për stacionin e zjarrfikëseve, por edhe për shërbimin ndaj qytetarëve të Tiranës, të jenë sa më të dobishëm. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, midis shqiptarëve dhe turqve, janë shumë të mira. Dhe këto marrëdhënie na bëjnë që të kemi gjithmonë një bashkëpunim dhe një solidaritet sa më të mirë”, deklaroi ambasadori turk Murat Ahmet Yörük.

 Më pas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e ambasadës turke dhe të TIKA-s në Tiranë morën pjesë në mbjelljen e 250 pemëve të reja përgjatë Unazës së Madhe, një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet.

 

 

 

 


Next Post
Kokaina në Durrës/ Ja kush është biznesmeni i bananeve që priti ngarkesën

'Kokaina në Maminas'/ Kalon në filtër pasuria e Arbër Çekajt, pronar i 'Arbri-Garden'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In