• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Puthja lesbike mes Florianës dhe Ildës, historia ‘hot’ dhe ndarja

by A R
28/01/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto e rinisë së hershme ku Floriana Garo dhe Ilda Gega shkëmbenin puthje lesbike me njëratjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë shkak për të zbuluar lidhjen e tyre speciale për disa vite, miqësi sekrete, që tashmë ka përfunduar keq.

Fjala është për një shoqëri pasionante mes dy vajzave, gjatë periudhës kur Ilda dhe Floriana jetonin në SHBA, pas largimit atje me familjet e tyre. Fotoja e realizuar disa vite më parë, mes moderatores Floriana Garo dhe mikeshës së saj të asaj kohe Ilda Gega, është kryefjala e dy ditëve të fundit në portale, duke vënë në diskutim prirjet seksuale të dy vajzave, të cilat nga ana tjetër në gjithë këto vite kanë pasur lidhjet dhe historitë e rëndësishme me djem të njohur.

Vajzat shihen duke shkëmbyer puthje gjithë epsh me njëra-tjetrën, të cilën Floriana e ka justifikuar duke thënë se ishte thjesht pozë artistike. Por mikesha e saj në foto, ish-konkurrente e “Big Brother 1”, nuk ndan me miqtë të njëjtin mendim për foton.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, Ilda Gega ka sqaruar situatën dhe paskuintën e shkrepjes, ndërsa ka akuzuar Floriana Garon për publikimin e fotos sekrete të tyre, në vitin 2008, kur Ilda mori famë si lojtare e “Big Brother”.

Sipas saj, fotoja është publikuar qëllimisht nga Floriana, e cila asokohe ishte në kërkim të famës. Ilda, madje as emrin nuk ia përmend Florianës, ndërsa shprehet në statusin e saj në Facebook:

“Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB’, vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e famshme”.

Në vazhdim të statusit, Ilda i ka ashpërsuar tonet ndaj Florianës teksa shprehet se:

“Fatkeqësisht, e vetmja që mori famë atëherë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha, pasi e pashë ç’monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time.” Në fund, Gega ka kërkuar që të mos bien pre e “personave që duan të bëhen të famshëm”, në këtë rast të mos bien pre e Floriana Garos.

Historia e puthjes lesbike dhe si u ndanë rrugët e dy vajzave anonime në SHBA

Sipas vajzës nga Tropoja, por e rritur në SHBA, Ilda Gega, fotoja ka qenë shprehje e një afeksioni shumë të ngushtë mes tyre, por që s’duhet të publikohej. Në momentin që dy vajzat e kishin realizuar këtë foto, ishin të panjohura për publikun shqiptar, thjesht ndiqnin studimet në SHBA dhe projektonin të ardhmen e tyre.

Por në vitin 2008, e para që tentoi të dilte nga anonimati ishte Ilda, e cila në moshën 22-vjeçare vendosi të merrte pjesë në “Big Brother 1 Albania”, shou që e fitoi Arbër Çepani. Në atë kohë u bë shumë zhurmë për Ildën, për faktin e daljes së parakohshme nga “Big Brother”, si pasojë e një sherri banal, që pati me një tjetër ish-banore, Mardiolën. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar, ajo u etiketua si “lesbikja” e “Big Brother”, pikërisht për këto foto me Florianën, që qarkulluan në atë kohë në internet.

Por nisur nga fakti që Floriana nuk njihej në atë kohë, ajo mbeti në hije, duke u komentuar Ilda, si personazhi kryesor i fotos, me tituj të tipit “Ilga Gega puthet me një femër”. E njëjta foto u ribotua në vitin 2012 nga gazeta “Panorama”, por kësaj here mori vëmendje tjetër, duke u komentuar si personazh kryesor të fotos, kësaj here Florianën, e cila tashmë kishte bërë hapa katapultues në botën e televizionit. Ajo kishte hedhur pas krahëve anonimatin për të marrë famë si “vajza e motit” në “ABC Neës”, dhe moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”, pas pjesëmarrjeve në konkurse bukurie.

Floriana dhe Ilda, prishja e miqësisë dhe të dashurit që gjetën në club-et e natës në Tiranë

Nuk dihet ekzaktësisht kur u prish miqësia “hot” mes dy vajzave, të cilat kanë vazhduar të shoqërohen dhe për pak kohë me njëra-tjetrën në prani dhe të partnerëve të tyre që gjetën në Tiranë, pas kthimit nga Amerika.

Kështu, pas daljes së parakohshme nga “Big Brother”, Ilda njohu në një club nate në Tiranë “ish-mister Albania 2003”, Gerald Shahun, me të cilën pati një lidhje disa mujore. “Te Geri kam gjetur dashurinë”, ishte deklaratë e Ildës në atë kohë për marrëdhënien e tyre, që fatkeqësish zgjati pak, fund që u bë shkas që ajo të rikthehej sërish nga SHBA e zhgënjyer.

Nga ana tjetër, edhe Floriana Garo, e njohu ishtë fejuarin Tedi Ngjela në club-in e tij në Tiranë, të cilin ajo e frekuentonte shpesh pas kthimit nga Amerika. Për fatin e saj Tedi rastisi një djalë i pasur, që e bindi të linte Amerikën përgjithmonë në kërkim të famës në Tiranë.

Ajo u shfaq fillimisht bashkë me Drini Zeqon, çifti imazh i një marke veshjesh, më pas përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Ëorld 2012”, garë që i hapi dyert në televizion si prezantuese e motit në “ABC Neës”. Më pas e pamë si prezantuese e festivalit në RTSH etj., dhe në fund si moderatore e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”.

Ndërkohë që fama e saj arriti kulmin, fejesa me Tedi Ngjelën u prish pikërisht në momentin që çifti po planifikonin martesë. 30-vjeçarja nga Durrësi jetoi në Amerikë për tetë vjet, vite ku u njoh dhe me Ildën, e cila vazhdon të jetojë atje larg famës.

Tashmë 31-vjeçarja Gega, e cila ka bërë disa tentativa si modele pas “Big Brother”, është e lidhur me një djalë të huaj, ndërsa ka folur hapur se nga Shqipëria ruan vetëm kujtime të këqija. Sipas saj, pjesëmarrja në “Big Brother” përkundër dëshirës së familjes së saj, i dha namin e keq, që s’mundi ta fshinte dot edhe pse vendosi të vazhdojë jetën si person jopublik në SHBA. / Panorama Plus/a.m.

Next Post
Idrizi i përgjigjet Manjanit: Duhet të jetë seriozisht Ministër i Drejtësisë (dhe një përgjigje për koalicionin)

Sulmet nga LSI, Idrizi: Meta ka thënë se kemi të bëjmë me qëndrime individuale...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

Rama mbledh qeverinë, e pranishme dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku

December 19, 2025
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të PD, Bardhi: Ata që firmosën, të tregojnë fakte!

December 19, 2025
Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

Mbledhja për imunitetin e Ballukut, i pranishëm në Këshillin e Mandateve edhe Klodian Braho

December 19, 2025
Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

Trump pezullon skemën e lotarisë amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown

December 19, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

December 19, 2025
E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In