Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra. 50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.