Sot opozita mban protestën e paralajmëruar prej ditësh.
Mijëra mbështetës të opozitës janë nisur nga rrethet për të qenë pejsës e tubimit që nis nga sheshi “Skënderbej” në orën 11:00 dhe marshimi vijon drejt Kryeministrisë.
Protestuesit e rretheve, mbajnë në makinat e tyre pankarta me mbishkrimin “Pasha po vijmë”, “Pasha na prit”, “ Kush është Pashai”.
Këto parrulla lidhen me etiketimin “Pasha” që dëgjohet në audio-përgjimin ku PD pretendon se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Por një pjesë e madhe e makinave kanë mbuluar targat me këto parrulla. Kjo gjë është rreptësisht e ndaluar me ligj. Asnjë mjet nuk mund të qarkullojë me targa të mbuluara./a.m.