• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Profile, ja kush janë dy dibranët, porositës të 3.4 milionë eurove

by Java News
27/06/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia rekord e eurove që u sekuestrua të dielën në portin e Durrësit, dyshohet të jetë porositur nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Në informacionin zyrtar lidhur me operacionin, Policia tha se nga hetimet paraprake ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur nga shtetasit Elvis e Alfred Vladi, nga Dibra e banues në Tiranë, tashmë të shpallur në kërkim.

Njëri nga këta persona, konkretisht 33-vjeçari Alfred Vladi, rezulton pronar i dy subjekteve të regjistruara në QKB, që merren me makinat me qira dhe këmbim valutor. Nga ana tjetër, janë arrestuar 4 persona të tjerë në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.
Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

Edi Lika dhe Alban Mollaymeri janë pronarë të shoqërive të transportit të mallrave dhe servise automjetesh, të regjistruar në QKB dhe me status aktiv. Mësohet se 4 të arrestuarit kanë deklaruar në Polici se nuk kanë pasur dijeni për eurot e fshehura në makina. Ata thjesht kanë transportuar automjetet nga Belgjika, duke kaluar në Gjermani e Itali e më pas kanë mbërritur në Durrës, sipas porosive që kanë marrë nga klientët.

POROSITESIT

Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira e këmbim valutor. Të dyja kompanitë e tij janë regjistruar në vitin 2017.

Fusha e veprimtarisë së shoqërisë së parë është: Agjenci udhëtimi, makina me qira dhe huadhënie. Veprimtari e agjentit për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë.

Veprimtari e këmbimit valutor. Po kështu, edhe shoqëria tjetër në pronësi të tij, me emrin tregtar “Tirana Rental Car”, ka pothuajse të njëjtën fushë të ushtrimit të veprimtarisë. Ndërsa të dyja janë me qendër në zonën e Laprakës, në Tiranë.

PROVAT

Policia tha dje se pas sekuestrimit të parave, saktësisht 3 366 800 euro dhe 100 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, e 80 mijë frangave zvicerane janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit “Toyota Yaris”, 1 tip “Alfa Romeo”, 1 tip “Opel” dhe 1 tip “Bizark”. Gjithashtu edhe 1 armë kallashnikov me 2 krehra fishekësh, të gjetura nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Agim Çeka, 1 radio policie dhe 7 telefona celularë. PANORAMA

ma.me

Next Post
VIDEO/ Parisi, nga kryeqyteti i dashurisë po kthehet në kryeqytetin e drogës

VIDEO/ Parisi, nga kryeqyteti i dashurisë po kthehet në kryeqytetin e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In