Pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për 9 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, këtë të fundit presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe politikani Behgjet Pacolli e kanë ‘qerasur’ në një nga lokalet e Prishtinës. Bashkë me Presidentin Thaçi dhe Ish-Presidentin Pacoli, në të njëjtën tryezë me Ramën ka qëndruar edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. /ma.me