Fjolla Morina dhe Morena Taraku, dy mikeshat e showbiz-it kosovar kanë hyrë në konflikt për shkak të një mashkulli. Pas ndarjes së bujshme të milionerit iranian Sasha Sobhan, me të cilin Morena ka pasur një romancë të dhimbshme, ai u pa në shoqërinë e mikeshës së saj më të mirë, Fjollës.
Pavarësisht ndarjes, Sasha fitoi simpatinë e kosovarëve, duke marrë ftesa të shumta për të ardhur në Kosovë dhe në një prej këtyre netëve, ai u filmua tek argëtohej me Fjollën.
Mediat e Kosovës folën për një histori të re të tij me mikeshën e Morenës, në kohën kur ata ende nuk ishin ndarë përfundimisht. Këngëtarja Fjolla Morina, e ftuar së fundmi në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, u pyet në lidhje me imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në shoqërinë e Sasha Sobhanit, i njohur si ish-i dashuri i Morena Tarakut.
Fjolla tregoi se atë natë me të kishte qëndruar vetëm pesë minuta, duke theksuar se ai është një mashtrues dhe gënjeshtar, pasi, siç thotë ajo, Sasha nuk është aq i pasur sa thotë. Me të dëgjuar këtë deklaratë, iraniani Sasha Sobhani ka reaguar me një sqarim në “InstaStory”, të cilën e ka shkruar të gjithën në shqip.
Ai e ka nisur shkrimin, duke thënë se Fjolla duhej të ishte këngëtare dhe jo aktore, pasi, sipas tij, është ajo që nuk po thotë të vërtetën. “Fjolla Morina duhet të kishe vazhduar për aktore, jo këngëtare… ti e di mirë që je shumë e vogël për të më quajtur ‘mashtrues’, gjithsesi, ti e di mirë nga të gjithë se si është e vërteta. As nuk e dija kush je, as nuk më ka interesuar ta di, e as nuk më intereson. Nuk bën pjesë te gustot e mia, je shumë plastikë, mos ji kaq shumë false kundrejt ‘shoqeve’ të tua… këtë herë po e mbyll, njëherë tjetër do të publikoj të gjitha sms-të dhe videot që më ke sjellë, kështu do e kuptojnë se sa shoqe e sinqertë je dhe sa e sinqertë je si person. Mirupafshim!”, ka shkruar Sasha Sobhani në “InstaStory”.
Pasi këtij statusi, ai ka publikuar edhe disa mesazhe të shkëmbyera me Fjollën, ku ndër të tjerash shihet se si me përkëdheli këngëtarja i drejtohej iranianit ndërsa i uronte ditëlindjen. Ndërsa Morena, e cila është vendosur në Turqi ku po xhiron për një serial turk, ende nuk ka reaguar në lidhje publikisht për flirtin e shoqes me ishin e saj milioner. /PANORAMA PLUS
ma.me