Fotot e para kanë dalë nga momenti kur policia ekzekutoi agresorin që terrorizoi sot vizitorët e muzeut Louvre në Paris. Një person me hanxhar në dorë u fut në muze dhe u përpoq të godiste 4 ushtarë ndërkohë që thërriste “Allahu Akbar”, sipas prefektit të Parisit. Në këtë moment autoritetet nuk kanë pritur më gjatë dhe e kanë qëlluar 5 herë në stomak terroristit i cili aktualisht është në gjendje kritike për jetën.
Pasi iu refuzua hyrja, terroristi goditi njërin nga ushtarët, i cili sipas zyrtarëve besohet të ketë pësuar një plagë në kokë. Këtë ngjarje nuk la pa e komentuar dhe Presidenti amerikan Donald Trump: “Një tjetër terrorist islamik ka sulmuar Parisin. Franca goditet sërish. Bëhu e zgjuar SHBA” shkruan Trump i cili në një farë mënyre mbështet vendimin e tij për të ndaluar hyrjen e emigrantëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara.
ma.me