Momente tmerri në 1100 metra lartësi, kur një urë prej xhami nisi të plasaritet nën këmbët e turistëve. Ka ndodhur në Kinë, në provincën e Hunanit, tek një urë e ngritur në malin Yuntai, e cila u inaugurua 20 shtatorin e shkuar. Një nga panelet që kompozojnë trasenë e urës u plasarit kur një turisti i ra nga dora një kupë metalike. Këndi i rënies dhe pesha e objektit bëri që paneli prej xhami të plasaritet, çka shkaktoi panik tek turistet e tjerë.












