Transporti publik në ditët e sotme është ndër më të përdorurit në shumë qytete të Shqipërisë dhe sidomos në Tiranë. Por a keni menduar ndonjëherë se si kanë qenë transporti publik në vitet ’40 në kryeqytet? Në disa foto të publikuara në facebook nga faqja “Shqipëri e harruar” të cilat janë marrë nga arkivi italian LUCE, shfaqen pikërisht urbanët që përdoreshin në ato vite në Tiranë. Në fotot e rralla janë urbanët e linjës Rruga e Elbasanit-Aeroporti i Tiranës (Laprakë). /ma.me