Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përmbytjet në qytetin e Shkodrës.
Shefi i qeverisë ka shpërndarë një album fotografik ku ka treguar mobilizmin e strukturave shtetërore për të përballuar situatën.
Teksa përshëndet operacionin, Rama garanton se shteti është në krye të detyrës.
“Shkodër – (përtej llafeve e shpifjeve) SHTETI NË KRYE TË DETYRËS”, nënvizon Rama në Facebook./a.ç





















