Bashkia e Tiranës ka nisur krasitjen e pemëve në rrugën “Myslym Shyri” e cila është një prej më të frekuentuarave në kryeqytet.
Punonjësit e Ndërmarrjes Nr. 1 të Qytetit, prej së hënën po punojnë gjatë orëve të mbrëmjes për heqjen e degëve të pemëve të cilat ishin kthyer në një rrezik për qytetarët dhe për automjetet të cilat parkojnë në këtë segment, si pasojë e mosvëmendjes për vite të tëra.
Por pavarësisht punës së Bashkisë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës, si një prej kërkesave të tyre, vështirësia mbetet tek automjetet dhe tek disa qytetarë që jo gjithmonë tregohen bashkëpunues.
Gjatë kësaj periudhe, puna e ndërmarrjes është përqendruar në disa drejtime kryesore, prej të cilave veçohen: pastrimi dhe largimi i mbeturinave nga rrugët; ngarkimi dhe shkarkimi i mbeturinave me mjete transporti; transporti i mbeturinave nga pikat e grumbullimit drejt venddepozitimit;
Punonjësit e Bashkisë kanë ndërmarrë edhe nisma për ndërgjegjësimin e banorëve për mbajtjen pastër të qytetit të tyre./a.ç