• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Organizohet Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së, një ndër më të mëdhatë në Kinë

by Java News
10/09/2022 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festa e Mesvjeshtës, një ndër më të mëdhatë në Kinë, është një kohë për të admiruar hënën e plotë, për të ngrënë kekë hëne dhe për t’u mbledhur me familjen. Sivjet Festa e Mesvjeshtës ra më 10 shtator dhe, me këtë rast, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi një gala me shfaqje të ndryshme dhe teknologji të përparuar audio-vizuale.

Gala u mbajt në Zhangjiagang të Suzhou-t, në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. Përveç temës së hënës, në të u shpërfaq gjithashtu kultura e pasur lokale e Suzhou-t.

Nëpërmjet një ndërthurjeje të origjinalitetit, artit dhe teknologjisë, kjo shfaqje madhështore pasqyron forcën tërheqëse të kulturës kineze dhe peizazhet spektakolare.

Këtë vit, astronautët e misionit hapësinor me ekuipazh “Shenzhou-14” Chen Dong, Liu Yang dhe Cai Xuzhe, të cilët do të qëndrojnë për gjashtë muaj në orbitë, u bënë të parët që e kanë kaluar Festën e Mesvjeshtës në stacionin hapësinor kinez.

Tre astronautët kinezë regjistruan një video ekskluzive për galanë e CMG-së, duke u dërguar urimet e tyre për Festën e Mesvjeshtës kinezëve në mbarë botën.

Galaja u përqendrua te arti popullor, duke demonstruar bukurinë e kulturës tradicionale kineze, me një këngë për Zotin Lepur, i njohur si Tu’er Ye, i cili simbolizon shëndetin dhe sigurinë në kulturën e Pekinit të lashtë.

Efektet teknologjike ishin një tjetër pikë kulmore e galasë. Integrimi i skenave në natyrë, pamjeve të realitetit të zgjeruar (XR) dhe skenave reale të maleve dhe lumenjve, i çoi shikuesit në mjedise të ndryshme.

CMG-ja dërgoi autobusë 4K/8K UHD OB që kanë marrë pjesë në transmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit për të prodhuar pjesët e Galasë së Festës të Mesjeshtës.

Mbi 200 ekrane të mëdha me qartësi ultra të lartë u vendosën në më shumë se 22 bashki dhe provinca, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Chongqing-un, Guangdong-un, Fujian-in, Zhejiang-un, Sichuan-in, Shandong-un, Jilin-in dhe Liaoning-un.

Në skenë u vunë këngë dhe valle, simfoni dhe pjesë operash tradicionale, të ndërthurura me skeçe dhe komedi muzikore, të gjitha me elemente të zakoneve tradicionale të Festës së Mesvjeshtës. Artistë e interpretues nga pjesa kontinentale e Kinës dhe Hong-Kongu, Makaoja e Tajvani kontribuuan për të dhuruar një festë audio-vizuale të hareshme e festive.

Galaja u transmetua për audiencën globale në orën 20:00 të së shtunës nëpërmjet kanaleve dhe radiofrekuencave të ndryshme të CMG-së, si dhe platformave të mediave sociale jashtë vendit.

Galaja e këtij viti ka tërhequr vëmendje të gjerë nga mediat vendase e të huaja, dhe shumë media kryesore ndërkombëtare kanë bërë njoftime lidhur me të.

Festa e Mesvjeshtës kremtohet në ditën e 15-të të muajit të tetë sipas kalendarit hënor kinez, kur hëna është më e plotë dhe më e ndritshme. Sivjet ajo bie më 10 shtator sipas kalendarit ndërkombëtar. Festa tradicionale e Mesvjeshtës është një kohë e rëndësishme e ribashkimit familjar. Njerëzit në shumë vende po e kremtojnë atë.

Next Post
Çfarë po përgatitet? Luftë kibernetike në Ballkan, brenda 24 orëve goditen tre shtete

Çfarë po përgatitet? Luftë kibernetike në Ballkan, brenda 24 orëve goditen tre shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In