GREQI
Tashmë prej ditësh protestat në Greqi nuk kanë të ndalur. Qytetarët janë të revoltuar me policinë, shtetin dh qeverinë e Mitsotakis të cilën e akuzojnë për autoritarizëm dhe shtypëse të të drejtave e lirive themelore.
Kësaj here qytetarët kanë organizuar një protestë marshim në lagjen Panormou, afër qendrës së Athinës.
Ata kryesisht kundërshtojnë rrahjen me shkop nga Policët ndaj të rinjve që protestuan disa ditë më parë në sheshin e Nea Smyrni.