• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nuk ju ecën me paratë, a mund ta ketë fajin portofoli?!

by Java News
13/04/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përditë ankohemi për paratë, për portofolin që zbrazet sapo e kemi marrë rrogën. Shpenzimet janë të larta, të ardhurat shumë të ulëta. Por a e keni menduar ndonjëherë që shumë gjëra kanë lidhje me fatin? Mos e ka fajin ngjyra e portofolit që asnjë monedhë nuk dëshiron të qëndrojë brenda? Që lekët bëhen me këmbë dhe sa futen ikin me vrap? Feng Shui na tregon lidhjen që ekziston mes tij dhe portofolit dhe sidomos me ngjyrën e tij.

Nr.1 Rritja e pasurisë dhe portofoli i ri
Ndryshimi i portofolit është një nga metodat për të rritur fatin në para. Pasuria banon më mirë në një portofol të ri sesa në një portofol të vjetër sipas Feng Shui-t. Kështu që mos prisni më, por blini një të ri. Forma, dizenjimi apo marka nuk kanë aspak rëndësi.

Nr.2 Ngjyra e rekomanduar nga Feng Shui është: ngjyrë ari, e verdhë, rozë e ndezur, e bardhë, e zezë dhe bezhë. Sidomos ngjyra e artë ka një fuqi të jashtëzakonshme për të tërhequr lekët në portofol.

Këtu ka një sekret, kjo ngjyrë nuk rekomandohet aspak për ata që luajnë lojëra fati apo synojnë të bëhen të pasur shumë shpejt. Portofoli mund mos të jetë i gjithë i artë, por ai mund të jetë i zbukuruar me këtë ngjyrë ose të ketë një hajmali.

Nr.3 Portofoli ngjyrë rozë e ndezur rekomandohet kryesisht për femra. Kjo ngjyrë pikërisht i bën lekët të shtohen, sidomos për të arritur pikësynimet që i bëjnë ëndrrat tuaja të realizohen gjithmonë në zhvillimin ekonomik. Përveç kësaj ajo përmirëson marrdhëniet me njerëzit, sjell fat në dashuri. Kjo gjë vlen edhe për rrobat, nëse keni veshur dicka në këtë ngjyrë fati në dashuri do ju rritet, shkruan Shije.

Nr.4 Thonë për ngjyrën e verdhë që influencon hilet me paratë
Por ama gjithmonë është thënë që ajo çfarë rrit fatin në portofol është pikërisht ngjyra e verdhë. E keqja këtu është se fuqia për të futur lekët në portofol është po aq e madhe me fuqinë për ti nxjerrë ato nga potofoli. Ka dhe një truk tjetër, që mund të miksosh ngjyrën e verdhë me një ngjyrë toke, p.sh kafe e errët. Energjia vitale e tokës sjell stabilitet dhe pengon largimin e lekëve.


Nr.5 Ngjyra për të tërhequr dhe ngjyra për të kursyer para
Për sa i përket fuqisë së ngjyrës, ngjyra e verdhë ose e artë kanë fuqinë për të tërhequr shumë lekë, dhe ngjyra e zezë ka fuqinë për ti bllokuar lekët në protofol. Dihet që ngjyra e zezë ka fuqinë për të thithur energjinë diellore dhe për këtë arsye në Feng Shui është më e fuqishmja për të rritur fatin në lekë. Por ajo i bllokon lekët në portofol dhe nuk ndihmon aspak ata njerëz të cilët duan ti investojnë ato. U përshtatet njerëzve të cilët nuk kanë nevojë për fat sepse e kanë atë me bollëk.

Nr. 6 Ngjyra e cila nuk duhet asnjëherë është e kuqe dhe blu. Ngjyra e kuqe ka energjinë e fortë të zjarrit dhe ajo djeg jo vetëm dicka të mirë që mund t’ju vij por edhe fatin e lindur që mund të keni. Gjithashtu protofoli duhet të mbahet larg kuzhinës, apo larg oxhakut, zjarrit të ndezur. Ngjyra blu është ngjyra e ujit, dhe si uji që kullon, ashtu edhe paratë do të ikin nga portofoli juaj.

Nr.7 Portofolin mbajeni gjithmonë të rregullt pa fatura të panevojshme. Duke e mbajtur të rregullt ju rrisni fatin në lekë sepse lekët nuk vijnë asnjëherë në një portofol rrëmujë. Mos mbani shumë karta, maksimumi 2 karta.

Nr. 8 Lekët duan një vend të qetë dhe fiks. Një vend i errët në pozicionin verior është shumë i përshtatshëm sipas Feng Shui-t. Eshtë mirë që ta vendosni aty sa herë që nuk e përdorni atë. Asnjëherë nuk duhet të mbahet në çantë apo qese sepse canta shërben për të dalë jashtë. Ashtu edhe leku ka për të dalë jashtë gjithmonë. Sapo ktheheni në shtëpi, e mira është ta nxirrni nga çanta dhe ta poziciononi sic ju këshilluam më lart.

Nr.9 Portofoli ka edhe një jetëgjatësi.
Edhe nëse ai mund të jetë portofoli juaj i preferuar fatkeqësisht vjen momenti që ju duhet ta largoni. Lekët kanë shumë energji vitale sepse qarkullojnë nga duart e shumë njerëzve. Ekziston edhe energjia e keqe vitale midis njerëzve të shumtë, prandaj edhe portofoli fillon e lodhet nëse përdoret për një kohë shumë të gjatë. Ai duhet të ndërrohet cdo 3 vjet dhe në momentin e ndërrimit nuk duhet hedhur po duhet larguar me ndjesinë e falenderimit për sa kohë e kishe atë.

ma.me

Next Post
Peshëngritja shqiptare drejt greminës, shtetet me 20 raste dopingu jashtë Olimpiadës

Peshëngritja shqiptare drejt greminës, shtetet me 20 raste dopingu jashtë Olimpiadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In