• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ “Notre Dame, e sigurtë në duart tona”, ja ç’ thoshte drejtuesi i firmës kur fitoi tenderin

by Java News
16/04/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar, kur kompania “Le Bras Freres” fitoi kontratën e majme prej 5.8 milionë eurosh për të rinovuar “Notre Dame”, ndërtesën ikonë të Parisit dhe Francës si komb, 32-vjeçari Julien Le Bras, shef ekzekutiv, mburrej mbi kapacitetet dhe aftësitë e firmës së tij të vogël, të njohur edhe si “Restauruesit e Katedraleve”, për të riparuar majën konike të saj. “Gjëja e parë që na shkon ndërmend është mbrojtja e vlerave të ndërtesave historike. Kjo është në ADN-në tonë”, do të shprehej asokohe i riu i përfshirë në fushën e ndërtimeve.

Firma e tij “Le Bras Freres”, e themeluar në vitin 1954 nga gjyshi Louis Le Bras i shefit ekzekutiv të sotëm, e ka qendrën e saj në Jarny, Lorraine, ka të punësuar 200 mjeshtra dhe asaj i janë besuar punime rinovuese të disa prej godinave më historike të Francës.

Por këtë të martë, mjeshtrit e kompanisë janë marrë në pyetje nga hetuesit, pasi maja konike e “Notre Dame” u rrëzua si pasojë e zjarrit të së hënës, duke shkaktuar në këtë mënyrë dëme të mëtejshme, për të cialt ekspertët besojnë se do të duhen dekada të riparohen.

Hetuesit besojnë se zjarri shkatërrimtar nisi në zgavrën e çatisë, poshtë konit ku kishte nisur puna duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve elektrike. Zjarri u zbulua vetëm rreth orës 18:50 të mbrëmjes, ndërkohë që punonjësit thuhet të kenë mbyllur punimet mes orës 17 dhe 17:30.

Sipas hetuesve, një sinjal alarmi u dëgjua në orën 18:20, gjë që ndërpreu një meshë që po mbahej aty, por nuk u zbulua asnjë flakë zjarri në atë moment. Alarmi u dëgjua sërish në 18:43, kohë pas së cilës flakët nisën të përhapeshin dhe të dilnin jashtë kontrollit.

Disa pjesë të Katedrales “Notre Dame” janë dëmtuar rëndë, disa të tjera disi më lehtë, ndërsa pjesë të rëndësishme dhe tejet të vjetra kanë mbetur të paprekura.

“Ne jemi më shumë se kushdo tjetër të interesuar për të hedhur dritë mbi origjinën e kësaj drame”, është shprehur Le Bras për reporterët e pranishëm në vendngjarje. Sipas tij, kompania e tij ka 12 punonjës të përfshirë në restaurim, megjithatë asnjëri prej tyre nuk gjendej aty kur nisën flakët.

“Të gjitha masat e sigurisë po respektoheshin. Punonjësit po bashkëpunojnë pa më të voglin hezitim në hetimin e autoriteteve”, këmbënguli më tej shefi ekzekutiv i firmës së rikonstruksionit.

Next Post
Grabitja në Rinas, celulari i grupit të Admir Murataj dërgohet në Izrael

Grabitja në Rinas, celulari i grupit të Admir Murataj dërgohet në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In