“Njifem si i pari, erdha me Ferrari”, mesa duket kjo frazë nuk do të mbetet më varg kënge për Noizyn. Vetë reperi ka prezantuar në Instagram makinën e tij super luksoze që është një Ferrarri GTB I vitit 2016.
Burime pranë Noizyt kanë thënë për ‘BalkanWeb’ se makina e re e tij ka kushtuar plot 300 mijë euro dhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë vetë për ta marrë.
E duke e njohur tashmë stilin ektravagantë të reperit, kjo është një tjetër “kapriço”, që ai i plotëson vetes.
Tashmë të gjithë ndjekësit e shumtë të Noizy, janë në pritje të shëtitjeve me Ferrarin, por pse jo edhe të një klipi të ri me këtë super makinë./a.m.