• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me militantët e PD- LSI në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit

by Java News
11/12/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit nuk i kanë shpëtuar militantët e partive politike. Report Tv sjell pamjet e disa prej anëtarëve të forumeve politike që i janë bashkuar protestës në Tiranë, por edhe universitetet në rrethe. Kristina Tonaj, anëtare e FRPD Shkodër është njëra prej tyre.

Por, pas lajmit Kristina Tonaj ka reaguar duke pranuar që është simpatizante e PD, por që në protestë po vepron sipas bindje personale dhe jo me urdhër të PD. “Unë jam mbështetëse e Partisë Demokratike, por si shumë të tjerë kam rezervat e mia sidomos për sa i përket qasjes së saj ndaj Ligjit “ Për Arsimin e Lartë”. Nuk kam arritur në ato nivele të larta partiake sa të marr komanda direkte nga Lulzim Basha dhe kam qenë ndër ato që ditët e fundit kanë bërë dhjetëra deklarata kundra politizimit të kësaj proteste”, thotë ajo.

Sekretari i Burimeve Njerëzore për LRI, Gaetano Doçi i njohur për mediat si ‘Bodyguard-i’ Monikës (lexo këtu) është një tjetër aktivist që është fotografuar në protestë, po ashtu edhe kryetari i LRI-së në Qarkun Lezhë, Andrea Gjini, por edhe militantë të tjerë të kësaj force. Protestës i është bashkuar edhe një tjetër militant nga Partia Demokratike. Ai është ish – inspektori i tatimeve gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike, Vilson Mahmutaj. Emri i këtij të fundit është referuar në Prokurori nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me akuzën e manipulimit të votave në favor të PD-së, gjatë procesit të numërimit.

Në protestë është fotografuar edhe një tjetër eksponent i PD-së. Bëhet fjalë për kryetarin e PD në degën e Paskuqanit, Petrit Fejzullahu, ish-financier në ISKSH. Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook denoncon se militantë të PD nga Bathorja i janë bashkuar protestës së studentëve. Ai publikon foton e një personi në protestë, që thotë se është kryeplaku i lagjes 5 Bathore. “Proteste studentesh apo militantesh ? Mos besoni po deshet, kryeplaku i lagjes 5 Bathore, Shyqyri Tershalla, militant i PD ne mes te studenteve!”, shkruan Ndreu.

Në protestën e 11-dhjetorit, protesta e studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit duket se është marrë në dorëzim nga drejtuesit e PD në këtë qytet. Në krye të protestës së studentëve është Jola Hysaj, ish-lektore në këtë universitet, aktiviste e PD në Durrës. Shqiptarja.com ka mësuar se PD ka paguar edhe biletën e studentëve që janë nisur nga Durrësi drejt Tiranës.

Ndërkohë që në Tiranë para ministrisë së Arsimit protestës i është bashkuar edhe një tjetër militant i PD-së, Gentian Gjonaj. Ai ka postuar foton e tij nga protesta e studentëve, ndërsa është i njohur për pjesëmarrjen në tubimet e PD te çadra vitin e kaluar, por edhe te Unaza e Re këtë vit. Prej ditësh PD dhe LSI janë mobilizuar në protestën e studentëve. Përditë, militantë dhe anëtarë të dy partive janë shfaqur në protestë nën ‘jelekun’ e studentit protestues.

Militantët e PD- LSI

a.meta

Next Post
Nga “dhëndri II” tek “dhëndri I”

VIDEO/ Çdo Malltezi me studentët para Kryeministrisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In