Elena Berkova, ish-pornostare në Rusi ka thënë se do të jetë rivale e Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm në Rusi.
Me anë të një video të postuar në “Instagram”, 32-vjeçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve ka thënë se do të rivalizojë Putin në zgjedhje, ndërsa është shprehur se do të vendos dënimin me vdekje për ngacmimet seksuale.
“E kam marrë këtë vendim së fundmi sepse gratë janë aktive dhe duhet të marrin pjesë në fushën presidenciale. Divorci të jetë i pamundur për burrat, pasi aktualisht femrat e divorcuara mbajnë të gjithë përgjegjësinë për fëmijët”, ka thënë Elena./a.ç