Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohëve të fundit, pasi përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre.
Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.
Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin./m.j
flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.