Londinezët kanë pasur mundësi të ecin krah për krah me ‘Urbo’ të Edvard Munch, ‘Gruaja e ulur’ e Pablo Picasso, me ’Vajzën me fjongo në flokë’ të Roy Lichtenstein, ‘E kuqja, Bluja dhe e verdha’ të Piet Mondrian dhe ‘Luledjelli’ të Vincent Van Gogh.
Tre femra dhe dy meshkuj, janë transformuar në piktura të artistëve të famshëm nga body paint artist Sarah Attwell për të promovuar artin në Britaninë e Madhe. Modelët kanë ecur nëpër rrugët e kryeqytetit anglez dhe janë fotografuar përpara vendeve më të vecanta të metropolit si Katedralia e Saint Paul apo National Gallery./a.ç