• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga stadiumi i Barcelonës te World Trade Center në New York, studio që do bëjë Teatrin e ri në Tiranë

by Java News
12/03/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë. Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues. Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme  në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit  është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group. Camp Nou i ri është konceptuar që të ruajë vlerat e arkitekturës së stadiumit historik, ku ndërthuret kultura tradicionale dhe bashkëkohore katalanase, ndërkohë që do të integrohet mjaft bukur edhe me hapësirat e reja. Një tjetër stadium është dhe  projektimi i shtëpisë së re të “The Washington Redskins”, një prej ekipeve më të njohura të futbollit amerikan.

Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014.

Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.  Kompania më e njohur në botë ka vendosur që të ndërtojë një kampus të ri në Kaliforni duke ia besuar pikërisht kompanisë së njohur daneze falë eksperiencës që ajo ka në projekte të tilla madhore.

 Ndër projektet më të veçanta janë dhe ndërtimi i muzeve dhe i shtëpive të artit. Në Danimarkë Bjarke Ingels Group ka projektuar Muzeun e ri Detar Danez, i themeluar që në vitin 1915. Aty janë të vendosura modele të ndryshme anijesh, piktura, fotografi dhe artifakte që ilustrojnë luftërat si dhe tregtinë daneze me Kinën dhe Indinë. Muzeu ka mijëra piktura, një koleksion prej mbi 33,000 fotografish që ilustrojnë pothuajse të gjitha anijet daneze që nga viti 1880 dhe një bibliotekë prej 20,000 vëllime. Për ndërtimin e këtij muzeu,  Bjarke Ingels Group do të vlerësohej në vitin 2014 me Çmimin Evropian të Arkitekturës.

Në vitin 2006 u hap muzeu i artit modern Gyeonggi, i dizenjuar po nga Bjarke Ingels Group. Ndërkohë, arkitektët e Bjarke Ingels Group kanë projektuar Muzeun Kistefos Jevnaker në Norvegji, Greenland National Gallery for Art si dhe kanë projektuar ndërtesën e Koncerteve Stavanger për të cilën ka fituar edhe Luanin e Artë në vitin 2004 në Bienalen e Venedikut për projektin më të bukur.

Për të gjitha këto projekte të realizuara në SHBA, Francë, Gjermani, Azerbajzhan, Japoni, Emiratet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës, Bjarke Ingels Group është vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme më fushën e arkitekturës dhe të urbanistikës. Në vitin 2006 dhe 2008 është  vlerësuar për ndërtesën më të mirë në Skandinavi. Një vit më vonë për përsosmëri për projektim ndërsa në vitin 2010, Çmimi Europian të vitit për Arkitekturë. Kjo studio është nderuar dhe nga Akademia Franceze e Arkitekturës në vitin 2011 me çmimin Delarue. Gazeta më e njohur në botë Wall Street Journal e cilësonte Bjarke Ingels Group si studion më inovatore. Në vitin 2012 dhe 2013 do të vlerësohej edhe nga Instituti Amerikan i Arkitektëve.

Next Post
Shqiptari lidh dhe përdhunon për 12 orë greken në sytë e nënës së moshuar

Shqiptari lidh dhe përdhunon për 12 orë greken në sytë e nënës së moshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In