• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT nga Rinasi/ Biznesmeni libanez largohet nga Shqipëria pasi u dhunua

by A R
20/09/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni amerikano-libanez që u rrah për spital më 10 shtator në rrugën e Rinasit, në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, largohet përfundimisht nga Shqipëria. News 24 disponon foto të momentit të largimit në aeroportin e Rinasit të biznesmenit në shoqërinë e familjes së tij.

I shtrirë në një barelë, dhe nën shoqërinë e mjekëve, ai i është drejtuar avionit, pavarësisht se ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi i propozoi që ai mos të largohej nga vendi.

Në foto biznesmeni shoqërohet edhe nga një ekip mjekësor. Po sot kompania e tij Omnix Albania u tërhoq nga investimi në Gjirin e Lalzit.

libanezi/libanezi-1 Ngjarja
Paraditen e së shtunës, Policia e Tiranës ka marrë një njoftim në sallën operative për një aksident, ku ishin përplasur dy automjete në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit. Fillimisht në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Rrugore dhe një autoambulancë, pasi ishin njoftuar për dy persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, por aty është gjetur vetëm njëra prej makinave të përplasura, “Mitsubishi”, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, por
pasagjer në të cilën kishte qenë një biznesmen i njohur amerikanolibanes, 55­ vjeçari Fadi Mitri.

Në makinë kanë qenë edhe e shoqja dhe fëmija i Mitrit, të cilët janë bërë dëshmitarë të sulmit barbar, ndonëse vetë nuk kanë pësuar asgjë. Dy të plagosurve u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se nuk bëhej fjalë për një aksident, por një sulm të qëllimshëm.

Për këtë arsye, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Vorës e më pas edhe oficerët e Krimeve të Rënda, të cilët po merren me hetimin e ngjarjes. Burimet thanë se një automjet tip “Tuareg”, me targa italiane, ka përplasur qëllimisht mjetin tip “Mitsubishi”, ku ndodhej biznesmeni i huaj.

Pas përplasjes, të dy makinat kanë ndaluar dhe shoferi i Fadi Mitri­t ka zbritur për të biseduar me shoferin e mjetit tjetër që shkaktoi “aksidentin”. Por pa shkëmbyer asnjë fjalë me të, nga makina kanë zbritur nxitimthi shoferi dhe 2 personat e tjerë që e kanë sulmuar duke e goditur me shkop bejsbolli.
Më pas ka zbritur nga mjeti edhe biznesmeni i huaj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektiv i sulmit. Autorët kanë ndërprerë goditjet ndaj shoferit dhe kanë nisur të qëllojnë biznesmenin amerikan, të cilin e kanë lënë vetëm pasi e kanë gjakosur dhe thyer këmbën./a.m.

Next Post
Mustafa me Tusk dhe Mogherinin: Vizat pas demarkacionit

Mustafa me Tusk dhe Mogherinin: Vizat pas demarkacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In