Një zonë e Oqeanit Arktik kritike për mbijetesën e arinjve polarë po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme nga ndryshimeve klimatike. BBC raporton se ngrohja po prek zonat e akullit ku jetojnë arinjtë polar.
Zona e Detit Wandel, në veri të Grenlandës, është pjesë e asaj që shkencëtarët e quajnë “zona e fundit e akullit”. Një strehë e rëndësishme për gjitarët detarë Arktikë, duke përfshirë ariun polar dhe molusqet. Arinjtë polarë në zonë përdorin akullin që të ndërtojnë strofka për të rritur të vegjlit e tyre në ujin e ngrirë.
Studiuesit kanë përdorur një kombinim të imazheve satelitore dhe modeleve të akullit të detit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në rajon. Së fundmi u raportua se shkrirja rekord ishte 80% për shkak të faktorëve të lidhur me motin siç janë erërat, dhe 20% që lidhen me ndryshimin e klimës./m.j
Access.Bang. Porwe.911.